SHPËRNDAJE

Kryetari i Listës Serbe, Aleksander Jablanoviç , rikonfirmon edhe një herë se “Parku i paqes” është vënë në koordinim me autoritetet e Beogradit. 

Shkak i rivendosjes së barrikadës, sipas tij, është mosbesimi i serbëve të veriut ndaj Prishtinës zyrtare.

“Ky është një akt, i cili ka rrjedhur nga një gjendje e frikës dhe mosbesimit që vjen ndaj Prishtinës. Në atë moment që ajo frikë dhe mosbesim të zhduken, po ashtu do të zhduket edhe nevoja për ekzistencën e një ‘parku’ të tillë apo çfarëdo barrikade tjetër në veri të Kosovës”, ka shpjeguar Jablanoviç për Rel.

Jablanoviç në këtë intervistë ka thënë më tej se serbët e veriut nuk e kanë marrë aspak vendimin për rivendosje të barriakdës, por me propozim zyrtar të Beogradit dhe u shpreh i bindur se barrikada do të hiqet po nga serbët vetë.