SHPËRNDAJE

Sivjet, por edhe gjatë viteve të shkuara, Serbia çdo vit zvogëlohet për 35 mijë njerëz.
E alarmuar me këtë të dhënë, siç njofton b92 transmeton presheva.com, në Serbi është paralajmëruar formimi Këshillit Demografik, detyrë e të cilit do të jetë definimi i masave më efikase për nxitjen e lindjeve.

Pasqyra demografike e Serbisë, thotë ky portal, është aq e keqe sa që sipas disa vlerësimeve, deri në vitin 2041, Serbia do të ketë 1 milion banorë më pak.

Shumica e familjeve në Serbi lind vetëm nga një fëmijë dhe kjo është arsye pse në këtë vend çdo vit ka nga 35 mijë banorë më pak. /presheva.com/