SHPËRNDAJE

Për herë të parë nga sot ka filluar të funksionojë kufiri i integruar ndërmjet Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Tabanoc-Preshevë.

Shënimin e fillimit të punës së kufirit të përbashkët e kanë përuruar kryeministrat e dy vendeve Ana Bërnabiq dhe Zoran Zaev, të cilët e kanë përshëndetur këtë nismë dhe kanë përcjëllur mesazhet se kjo mënyrë e funksionimit të kufirit do të ndihmojë dukshëm në zvogëlimin e pritjeve të udhëtarëve, njëkohësisht do të mundësojë edhe qarkullimin më efikas të mallrave.

Për herë të parë në një vendkalim kufitarë të kategorisë së parë në koridorin 10, bashkarisht dhe në një zyre do të punojnë, doganierët dhe policët serb dhe maqedonas.

Për udhëtarët dhe mjetet e rënda të cilët nga Sërbia udhëtojnë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, shërbimet e doganës së Sërbisë kontrollat dalëse do ti kryejnë në teritorin e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë në Tabanoc, ndërsa ata që udhëtojnë nga Maqedonia për në Sërbi kontrollat dalëse shërbimet e doganës maqedonase do ti kryejnë në teritorin e Sërbisë në vendkalimin kufitarë në Preshevë.

Ky është rezultat i Marrëveshjes për Vendosjen e Kontrollit të Përbashkët në këtë vendkalim kufitarë me karakter ndëkombëtarë, nëpërmjet të cilit bëhet qarkullimi i njerëzve dhe të gjitha mallrave, marrëveshje e cil është nënshkruar më 12 korrik në Beograd në emër të dy qeverive nga Ministrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Të gjitha dokumentet e nënshkruara, kanë thënë nga Administrata Doganore, do të japin efektet e tyre të para gjatë dimrit të ardhshëm dhe në sezonin e ardhshëm turistik./presheva.com/