SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ivica Dacko, tha se Serbia është e gatshme të bëjë përpjekje të mëdha për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur, por pret që vendet e rajonit, të cilët po përballen me të njëjtin problem, të shfaqin më shumë vullnet për të bashkëpunuar.

Shefja e ekzekutivit serb theksoi se qeveria serbe është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për këtë organizatë në mënyrë që të adresojë siç duhet çështjen e të pagjeturve.

/presheva.com