SHPËRNDAJE

Serbia është e gatshme të mbështet serbët në inkuadrimin e tyre në ‘institucionet e përkohshme të Prishtinës’, mirpo kundërshton në mënyrë absolute formimin e ushtrisë së Kosovës dhe do të ketë bashkpunim me NATO-n dhe OTSK si një shtet neutral.
Siç shkruan gazeta beogradase “Blic”, pjesëmarrësit në diskutim ishin përfaqësues të organeve shtetërore, ekspertë dhe të gjitha palët e interesuara, kurse teksti i të dy drafteve do të prezantohet në tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime të ekspertëve në Novi Sad, Nish dhe Beograd.
Serbia nuk e ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s, ose e një aleance tjetër ushtarako-politike, por dëshiron të rrisë besimin me të gjithë partnerët e saj dhe të realizojë qëllime të përbashkëta.

Draft Strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe Draft Strategjia e Mbrojtjes, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë:

OTSK dhe Lëvizja e të Painkuadruarve

Serbia bashkëpunon me OTSK (Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive) për të kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë globale, në përputhje me politikën e neutralitetit ushtarak. Serbia synon të përmirësojë besimin me OTSK në mënyrë që të arrijë qëllimet e përbashkëta. Si një nga themeluesit e Lëvizjes së të Painkuadruarve Serbia do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie edhe me anëtarët e saj.

Integrimi në politikën e BE-së

Avancimi i sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes përmes procesit të integrimit evropian kontribuon në anëtarësimin e plotë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ajo është e vendosur që në kuadër të procesit të pranimit të kontribuojë në politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian dhe të integrohet në konceptet e politikës evropiane.

Marrëveshja e Brukselit

Ruajtja e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë është një çështje e rëndësishme për Serbinë. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të krahinës së saj jugore, por në interes të stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira të mundshme serbe-shqiptare do të vazhdojë dialogun me institucionet e përkohshme në Prishtinë me ndërmjetësimin e BE-së për të arritur marrëveshje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme. Serbia është e përkushtuar për zbatimin konsistent të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit. Me punën aktive në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin dypalësh do të bëhen përpjekje të parandalohet anëtarësimi dhe afirmimi i pavarësisë së shpallur njëanshëm u Kosovës e Metohisë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në OKB.

Kosova në përputhje me Rezolutën 1244

Normalizimi i situatës dhe marrëdhënieve në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë kontribuon dukshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Serbisë dhe qytetarëve të saj. Serbia do të ofrojë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në punën e institucioneve të përkohshme në Prishtinë. Me qëllim të mbrojtjes së popullsisë serbe dhe jo-shqiptare dhe rritjes së sigurisë të gjithë qytetarëve të krahinës, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Serbia do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në një varg iniciativash rajonale që kontribuojnë në përshpejtimin e progresit të të gjithë pjesëmarrësve drejt anëtarësimit në BE. Veçanërisht të rëndësishme i vlerëson proceset që çojnë në rezultate konkrete në fushat prioritare: ekonomi, infrastrukturë, energji, bashkëpunim rinor …

Kundër ushtrisë së Kosovës

Serbia angazhohet për praninë pa reduktuar të KFOR-it dhe kundërshton ndryshimin e mandatit dhe transformimin e formacioneve të armatosura të quajtur Forca e Sigurisë së Kosovës, në Forcat e Armatosura, sepse kjo do të destabilizonte situatën në Kosovë dhe Metohi dhe do të rrënonte sigurinë në rajon.

Marrëdhëniet me OKB-në

Do të vazhdohet bashkëpunimi edhe me aktorët kryesorë ndërkombëtarë, mbi të gjitha me anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Selia e OKB-së në Nju Jork

Serbia është e përcaktuar për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët tradicionalë, ekonomitë në zhvillim dhe vendet e zhvilluara me të cilat na lidh një numër i projekteve të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit, shkencës dhe sportit. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me këto vende, fokusi do të jetë në vazhdimin e pozicionit të tyre të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Jo në NATO

Me qëllim të kontributit në stabilitetin global, evropian dhe rajonal, Serbia bashkëpunon me NATO-n përmes programit të Partneritetit për Paqe, duke aplikuar neutralitetin ushtarak, që nënkupton mungesën e anëtarësimit në aleancat ushtarake-politike