SHPËRNDAJE

Serbia është duke vazhduar lobimin që ndarja e Kosovës të futet në agjendën e fazës finale të dialogut ndërmjet këtyre dy shteteve

Madje, ka disa deputetë në shtetet mike të Kosovës të cilët tashmë po e përkrahin këtë ide.
Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të deputetëve të caktuar, shtetet mike të Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e ndarjes, duke thënë se ajo do të krijonte potencial për efekte destabilizuese në rajon dhe përtej tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një përgjigjeje e ka përshëndetur fillimin e fazës finale të dialogut, duke thënë se është thelbësore që Kosova të bashkohet për t’u përgatitur për këtë hap të rëndësishëm për të garantuar prosperitetin e saj në të ardhmen, si dhe stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

Më tej kjo Ambasadë vlerëson se të dyja palët duhet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje, që ua hap rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.