SHPËRNDAJE

Millan Mariç është taksist nga Beogradi. Për të mbajtur familjen e tij, kryesisht punon natën dhe është i vetmi i punësuar në familje. Tatimet e larta dhe shpenzimet i shkaktojnë probleme dhe nuk mund të përfitojë shumë.

Zgjedhjet në Serbi kanë bërë që shumë qytetarë të mendojnë për kë të votojnë. Por, së bashku me gruan, ata kanë vendosur. Ndryshimet janë të nevojshme, por si zakonisht për ballkanasit figurat në politikë janë të njëjta.

“Jemi të pa kënaqur me sistemin. Nga puna ime, gjysma e fitimeve shkon për obligimet ndaj shtetit dhe karburantin, ndërsa gjysma tjetër për familjen dhe kjo gjysmë që më ngelet nuk mjafton për një jetë normale”, thotë Mariç.

Qytetarët e thjeshtë në Serbinë që ka kaluar përiudha lufte e tranzicioni të stërzgjatur nuk kanë shumë zgjidhje. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë ikur jashtë, por për ta do të ishte njësoj. Millena Mariç mendon se në krahasim me vitet ‘90, në Serbi ndryshimi është se tani ka banka të huaja dhe jetohet me kredi.

“Premtojnë gjëra të pamundura, investime dhe kursime. Këto nuk mund të shkojnë bashkë. Është duke u blerë kohë. Qytetarët jetojnë nga kreditë sikurse edhe shteti dhe asnjëherë nuk janë bërë ndryshime konkrete ekonomike dhe shteti është pronar i çdo gjëje, kurse privatizimet janë bërë keq.”
 
Ashtu sikurse edhe shumë familje të tjera, familja Mariç shpreson se ndryshimet sociale mund të sjellin diçka, ndonëse shpresat i kanë të vogla dhe janë të dëshpëruar.

Partitë politikë premtuan se do të rimëkëmbnin ekonominë, por për çiftin serb, përveçse një jetë pa brenga që po vonon, më e rëndësishmja është fëmija i tyre.