SHPËRNDAJE

Qeveria e Serbisë miratoi sot një rregullore për njohjen e veçantë të dokumenteve të arsimit të lartë, si dhe vlerësimin e programeve të studimit të universiteteve në Kosovë, “të cilët ushtrojnë veprimtari në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Diplomat universitare së pari do t’i certifikojë Komiteti Evropian i Akademikëve, të cilin organ e ka themeluar Shoqata e Universiteteve Evropiane, raportojnë mediat në Serbi.

Pastaj, sipas medieve serbe, “gradat universitare do të vlerësohen nga ekspertët e pavarur të institucioneve të arsimit të lartë serbë, shkruan në njoftimin e qeverisë së Serbisë”.