SHPËRNDAJE

Diploma

Përpjekjet e të rinjve nga Lugina e Preshevës për të diplomuar në Universitetin e Prishtinës vazhdojnë të kategorizohen si të kota.
Kjo, pasi shteti serb nuk ua njeh diplomat e vulosura nga republika e Kosovës, duke ua ndërprerë në gjysmë synimin për të punuar në profesionin e zgjedhur në vendlindje, raporton KTV.

Luginasit kërkuan shumë herë që çështje si kjo e të tjera, Kosova t’i vërë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Por besojnë se problemet e tyre u diskutuan sa për efekt medial nga zyrtarët negocioatorë dhe vetëm kaq.

Nuk u jetësuan asnjëherë e pas shumë kohësh, një marrëveshje e tillë mund të kthehet në pikën zero.

Përfaqësues të institucioneve të Preshevës e Bujanocit javën e kaluar vizituan Kosovën për të kërkuar sërish vëmendje nga liderët e shtetit, pasi Lugina është interes kombëtar.

Theksuan se krejt shpresat i kanë te Prishtina e Tirana e problemet që kanë, janë edhe të tyre.