SHPËRNDAJE

 

Autostrada

“Autostrada nga Nishi, përmes Tirane e deri në Durrës, ura midis Lubovisë dhe Brantuncit, ndërtimi i sistemit për bartjen e energjisë elektrike midis Malit të Zi dhe Serbisë, janë vetëm disa nga projektet rajonale në të cilat janë duke punuar Serbia dhe Shqipëria”, shkruajnë “Veçernje novosti”.

Ekonomia sot po e bashkon atë që para disa vitesh ka qenë e pabashkueshme. Armiqtë e dikurshëm të zemëruar e kanë kuptuar që pa lidhje rajonale të infrasturkturës nuk ka zhvillim ekonomik. “Projekti i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës, të cilin e ka propozuar grupi i përbashkët punues midis Serbisë dhe Shqipërisë, është pranuar në qershor, në takimin ministror në Rigë, kurse si propozim përfundimtar i Rrjetit themelor transportues i Ballkanit Perëndimor. Gjatësia e kësaj autostrade sipas projektit është 385 kilometra, dhe do ta lidhte Korridorin 10 nga Nishi përmes Prishtinës me Portin e Durrësit në bregun e Detit Adriatik dhe të Detit Jon në Shqipëri”, kanë thënë në Ministri të Komunikacionit të Serbisë.