SHPËRNDAJE

Sertic

Përfaqësues të qeverisë Serbe do të bisedojnë nesër në Bujanoc me liderët politik nga Lugina e Preshevës dhe drejtues të zyrës për zhvillim ekonomik.

Në njoftim të trupit Koordinues, transmeton presheva.com thuhet se me ministrin e ekonomisë Zheljko Sertiq në Bujanoc do të vij edhe ministri për punë, punësim dhe politikë sociale Aleksandar Vulin.

Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe Sertiq do të takohen me përfaqësues të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafa, Nagip Arifi dhe Dragisha Petroviq.

Ata do të bisedojnë me deputetët Nenad Mitroviq, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin dhe përfaqësues së zyrës për zhvillim ekonomik. /presheva.com/