SHPËRNDAJE

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po mundohet t’i bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është për zgjidhjen e problemit në Ballkan.

Sipas tij, Vuçiq qëndron i ulur në dy, madje edhe në tri karrige, nëse këtu llogaritet edhe Pekini, dhe po përpiqet që edhe më tutje t’i lë në bindje të thellë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ai është pjesë e zgjidhjes, e jo të problemeve në Ballkan.

Ai ka thënë se për të folur për rritjen e angazhimit të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së pari duhet të ketë një qartësim të politikës i cili është i domosdoshëm për SHBA.

“Nëse kjo politikë përfshinë shkëmbime territoresh në Kosovë sipas parimit të ndarjes etnike, unë do ta kundërshtoja rritjen e angazhimit amerikan, sepse kjo do të destabilizonte Bosnjën dhe Maqedoninë, ndërsa Putinit do t’i jepej një dhuratë e madhe në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Mirëpo, nëse kjo politikë do të nënkuptonte vendosmëri që BeH të bëhet një shtet funksional i cili mund t’i plotësojë kushtet për anëtarësim në BE, me gjithë qejf do ta përkrahja”.

Duke komentuar fjalët e Vuçiqit se kurrë nuk do ta vë nënshkrimin i cili do të nënkuptonte që shqiptarët të fitojnë gjithçka ndërsa Serbia asgjë, Server ka thënë: “Çfarë mund të shpresonte Vuçiqi me njohje të Kosovës? E para dhe më e rëndësishmja është heqja e pengesës së pakapërcyeshme për anëtarësim në BE”, ka theksuar Server.

Ai ka përkujtuar se Gjermania dhe disa shtete tjera anëtare të BE kanë porositur në mënyrë të qartë se nuk do ta ratifikojnë anëtarësimin e Serbisë pa normalizim të plotë dhe të pakthyeshëm të marrëdhënieve me Kosovën.

“Nëse Serbia, siç edhe ka planifikuar, pret që plotësisht të kualifikohet për anëtarësim në BE, atëherë realisht ai asgjë edhe nuk mund të presë si shpërblim për vënie të nënshkrimit të tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Server.

Server gjithashtu ka thënë se Millorad Dodik është i vendosur ta rrënojë shtetin e BeH, edhe pse nuk është fort i sigurt se çfarë do të thotë paralajmërimi i tij se Republika Serbe do të tërhiqet nga disa institucione, por është e sigurt se puna efikase e tyre do të vështirësohet.