SHPËRNDAJE

Në një intervistë ekskluzive për presheva.com flet Myftiu u Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Sevdail ef. Jakupi për problemet, sfidat dhe planet për të ardhmen.

SevdailJakupi-02

Presheva.com: Cila është gjendja momentale në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë?

Sevdail Ef. Jakupi: Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë është zgjedh në formë legjitime dhe me procedurë të rregullt zgjedhore. Ky këshill është institucioni i vetëm që përfaqëson popullatën e komunës së Preshevës në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga zgjedhjet e shpallura nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë më datë 31.05.2016 është zgjedhur këshilli legjitim.
Ky Këshill është certifikuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës më datë 03.06.2016.
Realiteti i këshillit është ky. Ndërsa pakënaqësitë për zgjedhjen e këshillit është nga një grup imamë të cilët kanë zgjedhur rrugën tjetër të përfaqësimit të tyre, ate përmes Novi Pazarit. Këta deri para zgjedhjeve kanë qenë përfaqësues të Këshillit dhe kanë pasur mbështetjen e imamëve të Preshevës. Nga momenti kur ia kthyen shpindën Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vet neve imamëve, kanë dashtur të privatizojnë këshillin dhe funksionimin e tij. E për këtë kanë hasur në rezistencë të fortë nga xhematet e xhamive, sigurisht edhe prej imamëve.
Por prap , me gjithë ato probleme që na bënë, unë prap kam themelue grup të pajtimit, nga gjitha xhamitë e Preshevës, që të qetësohen emocionet dhe të bihet në një ujdi në të mirë të besimtarëve tanë. Por kjo nuk u përkrah asnjë herë prej grupit që tash më njihen si ‘’uzurpatorët’’ e pronës së Këshillit të Bashkësisë Islame.

Presheva.com: Me cilat probleme përballen hoxhallarët në Preshevë dhe Luginë?

Sevdail Ef. Jakupi: Thënë drejtë më së paku na është dasht me pas probleme mes veti hoxhallarët në Luginë. Duke e ditur se populli është i ngarkuar me skamje, çdo ditë kemi shpërngulje nga Lugina prej papunësisë, nuk ka perspektive për kuadrot e reja, çfaqet tash edhe fenomeni bashkësitë islame në Luginë.
Në të vërtetë kjo ka ekzistuar që nga paslufta. Por është dasht të gjendet gjuhë e përbashkët mes hoxhallarëve që të kemi një përfaqësim dinjitoz në skenë në Luginë.
Andaj sot për edukate fetare vendos një bashkësi islame, për haxh ke bashkësi tjetër islame, ndërsa realiteti është se populli dëshiron të kemi vijën ende me Kosovë.
Zgjidhja më e mirë do të ishte sigurisht që gjithë hoxhallarët e Luginës të përfaqësohen nga një bashkësi islame vendore, sigurisht nuk vie në shprehje BIPBM, të pamvarur nga Novi Pazari, nga Beogradi, dhe të lidhur shpirtërisht me Bashkësinë Islame të Kosovës.

SevdailJakupi-01

Presheva.com: Cilat projekte janë kryesore gjatë punës suaj si kryetar në KBI e Preshevës?

Sevdail Ef. Jakupi: Kemi shumë plane që planifikojmë ti realizojmë edhe që duhet të bëhen shumë shpejt.
Edhe si imam xhamie çdo kend prej kolegëve e kam nderue në maksimum aty ku kam pasur mundësi. Besoj jam mundue me paraqit realitetin e vetëm në Luginë, unifikimin e hoxhallarëve. Këtu pra duhet një angazhim i madh. Sepse vërtetë për shumë kend kjo është enigmë e pazgjidhur. Po ja që inshAllah do të zgjidhet.
Prioritet tjetër është organizimi i bashkësisë islame në Luginë, si institucion i vetëm që përfaqëson besimtarët musliman në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. E regjistruar në Serbi,e pamvarur nga N. Pazari e Beogradi, por që i përfaqëson gjithë imamët e Luginës dhe besimtarët tanë. Gjithnjë me lidhje vëllazërore me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Një borxh që ia kemi xhematit tonë është sqarimi dhe kthimi i vakëfit që e ka fal Fikret Limani. Këtë gjë do ta sqarojmë deri në fund, e çka ka të vërtetë këtu e çka nuk ka.
Ka edhe të tjera , por që në këtë çast nuk mund ti paraqesim, sepse është herët të flitet për to.

Presheva.com: A keni probleme gjatë mbledhjes së zekatit, fitrit, kurbanëve?

Sevdail Ef. Jakupi:Zekati dhe sadekatul fitri po jepet prej xhemateve tona, aty ku ata e shohin të udhës të e japin. Nuk është e thënë të gjithë ta japin në Bashkësinë Islame, por gjithsesi secili siç e
sheh të nevojshëm vendin dhe kujt me ia dhënë zekatin dhe sadektul fitrin.
Por ne si këshill kemi bë apel që mos të jepet në zyrat e ‘’uzurpatorëve’’ shkaku i uzurpimit të pronave.

Çdo vit në xhaminë Ebu Bekër Es-Sidik Preshevë se 8 vite afërsisht janë tubue për çdo vit afër 3 mijë euro. Mbi 20.000 euro xhamia Ebu Bekrë Es-Sidik Preshevë, i ka dhënë këshillit të bashkësisë Islame, këtë e dinë fort mirë ‘’ uzurpatorët’’.

Presheva.com: Po me Medresenë?

Sevdail Ef. Jakupi: Medreseja është prit mirë prej gjithë imamëve, edhe pse në te ska pasur transparencë para imamëve. Po ky Fikret Limani rrinte duke u arsyetue si gjithnjë : na kena këshillin , edhe veç këshillin unë e pyes, kështu thoshte. Edhe pse shumë herë ka marr vendime pa e pyetur këshillin e vet. Edhe ka marr vendimet më të gabuara që ka mund ti marrë ndokush si udhëheqës i këshillit .

Ne skemi kurgja kundër medresesë, ne kemi folë edhe më herët fjalë të mira për punëtorët në te, por ‘’ uzurpatorët’’ po fshihen pas medresesë.
‘’ uzurpatorët’’ e duan popullin , imamët dhe xhematin veç për sadakë dhe zekat, ndërsa për llogari sduan ti japin askujt. Të gjithë imamët kanë kontribue për mirëmbajtjen e medresës.
Bile çfarë është tragjike akuzohet edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës se don me mbyll medresenë. Bile çdo kush që mendon ndryshe nga ‘’ uzurpatorët’’, ka për tu akuzue se po e mbyll medresenë.
Duhet ta ketë të qartë opinoini i gjerë se medresja është hap si degë e Novi Pazarit, nëse don e mbyll Novi Pazari, e askush tjetër.

Presheva.com: Cili është mesazhi juaj me rastin e fitër Bajramit për Preshevën?

Sevdail Ef. Jakupi: Allahu i pranoftë prej gjithëve adhurimet tona, zekatin , sadakanë dhe çdo vepër të hajrit Allahu e bëftë nurë për besimtarët ditën e gjykimit.
Le të jetë ky fitër bajram një hap më afër familjes, më afër nevojtarëve, skamnorëve dhe të pastrehëve.
Ky fitër bajram le të jetë sinjal i bashkimit të muslimanëve kudo që janë.
Të ndalet lufta ku ka luftë, të ndërtohet aty ku ka rrënoja dhe të lulëzojë jeta aty ku është mbjellë vdekja.
We selamu alejkum wer rahmetullahi we berekatuhu. /presheva.com/