SHPËRNDAJE

Blutë janë duke kërkuar një zëvendësim para se të marrin në konsideratë ofertat, por klubi nga La Liga janë në negociata për blerjen e tij
Sevilla kanë mbajtur bisedimet preliminare me agjentin e sulmuesit të Chelsea Alvaro Morata derisa janë duke kërkuar që të nënshkruajnë me spanjollin si huazim deri në fund të sezonit.

Sipas portalit Goal, përfaqësuesit e Moratas, Juanma Lopez, është takuar me drejtorët e La Ligas në një një ofertë që do ta sillte spanjollin në Atdhe.

Sevilla dëshiron që ti paguaj Moratas pagën prej 140 mijë funtash në javë derisa janë duke vazhduar që të jenë në luftë për titull.

Skuadra e Pablo Machin, për momentin është e treta në La Liga, shtatë pikë pas liderëve Barcelonës, por mbetet në garë edhe për titullin e katër në Europa Ligë në gjashtë sezone.

Chelsea mësohet se nuk do ta lë atë të largohet nga Stamford Bridge derisa të gjejnë një zëvendësues të mundshëm gjatë afatit të janarit.

Morata ka nënshkruar me Blutë nga Real Madridit për një marrëveshje që besohet të jetë 58 milionë funte në verën e 2017, por 25 vjeçari ka vuajtur për të shënuar rregullisht për Chelsean në Angli.