SHPËRNDAJE

Lajmërim

Siç ju kemi informuar edhe më heret, se fillimi i vitit shkollor për nxënësit e shkollave në Luginë do jetë i gëzueshëm, sepse pas shumë vitesh insistim, më në fund,do t’i përdorim tekstet nga Shqipëria, te cilat i ka lejuar Ministria e Arsimit e Serbisë.

Më poshtë po ju paraqesim listën e teksteve te lejuara:

1. Gjuhë shqipe nga kl. 1 – 8
2. Matematikë nga kl. 1-7
3. Edukatë Muzikore nga kl.1-6
4. Informatikë kl.5- 6
5. Biologji kl. 5-6
6. Kimi kl.7
7. Histori kl. 6
8. Fizikë kl.6
9. Kultur figurative nga kl.1 – 7
10. Dituri Natyre kl. 1-4

Njëkohësisht informojmë mësimdhënësit e lëndës së gjuhës shqipe që planet nga kl.1-8 mund ti marrin te libraria “ALBAS”

Me respekt nga drejtoria:
Fitore Sahiti