SHPËRNDAJE

Shakira

Shakira nuk e ka mbajtur dot lumturinë që ndjen, ndërsa ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një foto teksa mban në duar rekordet e saj Guinness. Këngëtarja ka përzgjedhur Twitter-in, për të treguar rekordet e saj.

Në një fotografi të publikuar të martën, këngëtarja kolumbiane 33-vjeçare shihet e rrethuar me 3 certifikatat e saj me titujt e rekordeve Guinness.

Ajo është konsideruar si personi i parë që ka arritur 100 milionë pëlqime në rrejtin social Facebook. Një tjetër arritje e saj e madhe është albumi “Fijacion Oral”, i cili ishte albumi i parë spanjoll më i shitur gjatë një jave në Amerikë në vitin 2005, ndërsa rekordi i tretë ka të bëjë me “single” spanjoll më të shitur të të gjitha kohërave, “La Tortura”.