SHPËRNDAJE

Ajo ushqen rrjetin e saj social me momente të çmuara familjare. Dhe teksa Victoria Beckham zakonisht poston foto të ëmbla të katër fëmijëve të saj, por këtë herë ka shokuar fansat.

Victoria ka postuar një foto të 12-vjeçarit Cruz, i ulur buzë pishinës me një mikun e vet teksa bëjnë gëzuar që në pamje të parë fansat menduan se bëhej fjalë për shampanjë.

Disa nga 17.4 milionë ndjekësit e saj e lidhnin adoleshentin me konsum të alkoolit, ndërsa Victoria e kishte sqaruar shumë mirë në diçiturën e fotos ka përdorur hashtagun lëng molle e gazuar.

/presheva.com