SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri ka shenuar 3 gola në fitoren kundër Honduras dhe ka dërguar ekipin e Zvicrës në 1/8 e finales në kampionatin botërorë në Brazil.

“Kam dashur të luajmë futboll dhe këtë e kemi bërë. Nuk do ti kisha shenuar 3 gola po të mos ishin ata. Mburrem me hat-trick, kurrë nuk do ta harroj këtë, por dhe siç thash – m shumë mburrem tek ne si ekip dhe faktin që jemi kualifikuar tutje” ka thënë Shaqiri.

Zvicra në xhiron e ardhshme luan kundër Argjentinës.

“Kjo është ëndërr, Zvicra e vogël kundër Argjentinës. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe ne do të jemi të gatshëm për ta. Edhe pse jemi autsajderë, gjithçka është e mundur. Në futboll, kurrë si dihet” ka thënë ai.