SHPËRNDAJE

Shkolla e lartë për Menaxhment dhe Ekonomi në Kragujevc nuk do të jetë e vetmja të cilës iu është ndërprerë funksionimi. Do të ketë më shumë të tilla në Sërbi. Kemi hulumtuar dhe parë se ka shumë parregullsi. Në një nga shkollat e larta shtetërore, arkitekti ligjëron sociologji, në shkollën e lartë të medicinës në Çupri ligjërojnë vetëm tre mjekë.

Gjysma e shkollave të larta nuk kanë kuadër të përshtatshëm. Kushdo që nuk i bindet ligjit do të dënohet, ne do të çrrënjosim gjithçka që është e gabuar. Do të funksionojë fshesa, nuk do të ndalemi.

Këtë e ka deklaruar për “Novosti” Mlladen Sharçeviç, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, pasi inspektorati i Arsimit pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme ndërpreu funksionimin e shkollës së lartë për Menaxhment dhe Ekonomië në Kragujevc.

Paraprakisht funksionimi iu është ndërprerë shkollave në Tutin dhe Tërstenik. Ai theksoi se shkolla në Kragujevc nuk ishte e akredituar dhe se ajo funksiononte me akreditimin fillestar pasi që nuk kanë marrë licencën e punës. Duhet të vendosim tregues të cilësisë, që është puna më e vështirë. Për këtë e kemi mbështetjen e akademikëve” ka thënë Ministri.

Ai sqaroi se çdo vit fusha të caktuara janë në fokus të punës së inspekcionit, dhe këtë vit këto janë institucione private. Inspekcioni ka qenë edhe në një nga fakultetet e “Megatrend”, ku u është vërtetuar se nuk i plotësonin të gjitha kushtet, kështu që atyre iu është dhënë një afat për të korrigjuar këto parregullsi.

Ministri njoftoi se procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë do të monitorohet me kujdesë. Si problem të veçant ai përmendi shkollat e Larta në Sërbi dhe theksoi se rrjeti i shkollave të Larta, të cilin e ka futur Ministria e Arsimit, kontribuoi shumë në rregullsinë e biznesit. Sikur të mos e kishim bërë këtë rrjet, gjysma e këtyre shkollave nuk do të ishin akredituar” thotë Ministri Sharçeviç./presheva.com/