SHPËRNDAJE

Një rast tragjik ka tronditur qytetin amerikan Merrillville – një vajzë tre vjeçare qëlloi mbi nënën e saj shtatzane duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në parkingun e një Second-Hand-Shops në Merrillville (Indiana).

Sipas policisë, babai duhet të ketë lënë armën në veturë, ku e prisnin vajza, djali një vjeçar dhe nëna shtatzane.

Në ato momente, tre vjeçarja pa e ditur se çfarë po bënte, ka shkrepur armën. Nëna ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile. Burri është arrestuar për moskujdesje ndaj fëmijëve, ndërsa fëmijët janë në mbrojtje kujdestarore.

Ne SHBA prej kohësh ka një debat të gjërë rreth ashpërsimit të ligjeve të mbajtjes së armëve.