SHPËRNDAJE

Kongresi i Manastirit, që u mbajt me 14 deri 22 nëntor 1908, ishin fillimet e lëvizjes për pavarësi dhe zgjimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare që shtruan nevojën e ngutshme të shkrimit shqip dhe hartimin e një alfabeti. Shqiptarët edhe pse të përçarë, rreth çështjes së alfabetit, treguan se kur është në pyetje interesi kombëtar duhet të bashkoheshim për të arritur qëllimet e tyre kombëtare.

Kjo dëshmoi më vitin 1908, kur mblodhi ajkën e intelektualëve shqiptar me në krye Midhat Frashërin, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Hilë Mosin, Gjergj Qiriazin, Sotir Pecin, Feim Zavalanin, Ndre Mjeda e shumë të tjerë. Kjo dëshmoi edhe njëherë se shqiptarët duhet të përdornin një alfabet të përbashkët që ishte në interesin e tyre. Kongresi u mbajt në hotel “Liria” të Themistokli Gërmejit në Manastir. Edhe pse shumë alfabete, si Alfabeti i Stambollit i vëllezërve Frashëri, ai Bashkimi i Gjergj Fishtës, dhe Agimi i Ndre Mjedës treguan se ambiciet për një alfabet të përbashkët, ishte si të thuash fillimi i një epoke të re që po i hapte rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë këtij Kongresi pati shumë, polemika, debate, për të arritur deri te qëllimi për të cilën kishin ardhur.

Në ditët e para, u zgjohën delegatët që do ta udhëheqin këtë mbledhje historike. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, nënkryetar Luigj Gurakuqi dhe sekretar Hilë Mosi. Gjatë punës për të arritur deri te një alfabet i përbashkët pas shumë polemikave, u zgjodh një komision për çështjen e alfabetit me Kryetar Gjergj Fishtën, nënkryetar Mit’hat Frashërin dhe sekretar Luigj Gurakuqin. Fishta si intelektual i pashoq, doli në foltore dhe diskutoi me orë të tëra për alfabetit latin, dhe duke i’u drejtuar të pranishmëve se “nuk kishte ardhur të mbronte asnjë alfabet, por të mbronte një alfabet të përbashkët‟.

Kongresi pasi mbaroi punë vendosi me votë unanime që të merret abeja e Stambollit dhe një alfabet i thjeshtë latin. Kongresi pati rëndësi të madhe jetike sepse, ishte fejesa me Europën, që edhe shqiptarët të kenë alfabetin e tyre dhe ti jepet njëherë e përgjithmonë fund përdorimit të shumë alfabeteve, por të përdoret një alfabet i cili do të dilte nga ky Kongres. Dhe në fund u vendos që të përdoret alfabeti latin, që sot e kësaj dite e përdorim edhe ne..!