SHPËRNDAJE

Shefi i Kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka reaguar edhe njëherë për mundësinë që me Serbinë të diskutohet për territore.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se “Tuxharllëku”,  me territory është humbje e shtetësisë.

Ky është postimi i Arifit në Facebook:

“Tuxharlëku me territor të Kosovës për më shumë “shtetësi” është humbje edhe e territorit edhe e shtetësisë. Kërkush s’ka të drejtë me qitë n’pazar territor të Kosovës . Veç me pronat e babës bohet tuxharllëk”.