SHPËRNDAJE

Ditën e mërkurë, me datë 05 mars, në orën 20:04 sipas orës lokale është regjistruar një dridhje e tokës me magnitudë 3.5 sipas shkallës së Rihterit në regjionin Bujanoc – Preshevë, dhe është vlersuar me shkallën V të shkallës së Merkalit. Termete të tilla mund të shkaktojnë dëmtime në objekte të vjetra në zonën e epiqendrës.

Dridhje e tokës është regjistruar edhe para dy ditësh me shkallë 3.5, në regjion të përafërt. /presheva.com/