SHPËRNDAJE

71vjetoriShkolla-01
Qendra për Arsim si organizat e cila rreth vetes grumbullon persona me profile të ndryshme arsimore ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për shënimin e “07 shkurtit” ditës kur në vitin 1945 u hap zyrtarisht shkolla e pare shqipe në Preshevë.
Pavarësisht anashkalimit e neglizhencës së kësaj date të rilindjes së arsimit shqip në këto troje, asnjë institucion dhe zyrtar nuk e kishin pare të arsyeshme e të rrugës të rikujtohen e të vlerësohet kontributi i pishtarëve të arsimit shqip të asaj kohe dhe veteranëve të arsimi. Ne si organizat joqeveritare shprehet organizatori i kësaj tryeze Shkëlzen Limani menduam që simbolikisht ta kthejm në kujtesë këtë date mjaft të rëndësishme për arsimin shqip në Preshevë, ta vlerësojm kontributin dhe angazhimin e Abdullah Krashnicës, për hapjen e shkollës fillore e Memet Jusufit të shkollës së mesme. Në këtë tryezë ishin present kryesisht veteran të arsimit dhe njohës të rrethanave në politikat arsimore.

71vjetoriShkolla-02

Edhe pse ishin të ftuar pzyrtarët e arsimit të pushtetit local dhe të këshillit kombëtar nuk ishin present në këtë tryezë. Nexhat Agushi si përfaqësues I qendrës për arsim prezentoi aktivitetet dhe të arriturat e kësaj organizate të mësimdhenesve dhe puntorëve arsimor. Gjatë diskutimit të Xhemaledin Salihut njëhes dhe hulumtues i aspektitit të trashëgimisë kulturore u përmenden shumë dëshmi e fakte të hapjes së shkollës shqipe në Preshevë në objektin privat të Abdullah Veliut që sot njihet me emrin :Villa 1936” Po ashtu aty treguan përvojat e tyre edhe disa nga nxënësit e asaj kohe dhe peripecit që kishin kaluar deri sa kishin arritur ta realizonin të drejten edhe për hapjen eparaleleve të shkollës së mesme po në atë objekt. Gjithëashtu nuk u lane anash pa u përmendur edhe mësuesit e pare të kësaj shkolle si Halim Qerimi, Demirali Ramadani, Abdullah Ukshini dhe Tajar Zylfiu.Edhe diskutuesit dhe të interesuarit e tjerë debatuan rreth shkollave dhe hapjes së tyre në malësi dhe fshatrat e tjerë në atë kohë.

71vjetoriShkolla-03
Si konkluzione dhe rekomandime nga kjo tryezë dolën që në të ardhme të afërt të meren masa që sa më seriozisht e në mënyrë profesionale e shkencore institucionet toan ti qasen problematikave që e preukopojn arsimin shqip. PO ashtu edhe sektori civil të bëjë nxitjen që I takon për të arritur që të ruhen e kujtohen vlerat e kontribuesve të çështjes së arsimit. Ndërsa kuvendi komunal ta shqyrtoj seriozisht iniciativën për shënimin e kësaj date në formë zyrtare dhe të punohet zyrtarisht për ruajtjen e historis, cultures e vlerave të populates shqiptare të këtyre trojeve.