SHPËRNDAJE

Shërbimi i ndihmës së shpejtë në Preshevë është pajisur me një aparat të ri të EKG-së. Lajmin e ka konfiremuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.

Drejtori ka potencuar se pajisja me këtë aparat lehtëson punën e mantel bardhëve dhe do të jetë shërbim më i mirë për pacientët.

Poashtu Salihu ka konfirmuar se në maternitetin jashtëspitalor në Preshevë gjatë muajit gusht kanë lindur 3 foshnje edhe atë me datë 06, 27 dhe 31 gusht.

Ndërsa në kuadër të statistikave javore në praksën e përgjithshme dhe ndihmën e shpejtë në qendër në Preshevë prej datës 02.09 – 08.09.2019 Praksa e përgjithshme ka patur 1136 pacientë, 360 injeksione intramuskulare, 73 infuzione, 32 lidhje, 13 EKG, Urgjenca 342 pacientë, 247 injeksione intramuskulare, 51 infuzione, 18 lidhje, 39 EKG dhe Shërbimi stomatologjik 387 kontrollime stomatologjike, 38 nxjerje dhëmbi, 34 mbushje./presheva.com/