SHPËRNDAJE

Lideri i Partisë Radikale Serbem Vojisllav Sheshel ka djegur sot flamurin e NATO-s dhe BE-së në prezencë të dhjetra protestuesve të parisë së njejtë me rastin e shenimit të dekadës së dytë të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake Jugosllave.

Ai u shpreh se populli i tij kurrë nuk do t’i harroj të bëmat e NATO-s ndaj vendit të tij dhe se ata kurrë nuk do të antarësoheshin në një organizatë të tillë.

Ai u shpreh se për Serbinë ka vetëm një rrugë edhe ajo është rruga drejt Rusisë dhe anëtarësimit në Organizatën e Marrëveshjes për Mbrojtje Kolektive – OMMK (CSTO – Collective Security Treaty Organization).

Protesta përfundoi me marshin e protestuesëve të pakët ng Knaz Mihailov deri para presidencës së Serbisë.