SHPËRNDAJE

Në programin e mëngjesit në televizionin Hepi mysafir ishte i pranishëm presidenti i SRS Vojislav Sheshelj i cili deklaroi se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës.

Duke folur për Kosovën, Sheshelj tha se duhet të qëndrojë nën Serbi si tërësi, përcjell presheva.com.

Kosova në tërësi mbetet në Serbi, është autonomia që mund të jetë një nivel më i lartë. Katër komunat serbe nuk janë vënë në dyshim. Ekziston një pronë homogjene serbe, përfshirë Gazivodën. Kopaonik është i mbrojtur, Trepça nuk është e mbrojtur tërësisht. Duhet të ketë një lidhje toksore në mes të fshatrave në Kosovë. Deçani duhet të kenë extraterritor. Manastiret serbe, kishat janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të mbrohet në të gjitha mënyrat. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk kanë biseda për to – tha kreu i Radikalëve.

Presidenti i SRS-së thekson se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës!

“Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund ta rrëzojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, atje ku jetova, ata ishin njerëz të mirë – thotë Sheshelj.”