SHPËRNDAJE

Ky libër në veti përmban historikun e shkurtër të fshatit Gerajt, mësuesit e mulla Fejzës, nxënësit e mulla Fejzës dhe përshtypjet e dhe opinionet e disa hoxhallarëve për Mulla Fejzën. Mulla Fejzullah ef. Salihu ka lindur në fshatin Gerajt komuna e Preshevës, në vitin 1917, nga babai hoxhë Isa ef Salihu dhe nëna Begishe Salihu. Hapin e parë të arsimimit e bëri në shkollën e fshatit Leran, ku krahas merrte edhe mësimet fetare. Mësimet i vazhdoi në medresenë e Kumanovës për tri vite por ku regjimi i atëhershëm e mbylli këtë medrese hoxha Fejzulla u detyrua të kthehet në vendlindje ku mësimet i vazhdoi tek medreseja e Preshevës me myderriz Hfz. Nexhati ef. Ahmedi.Por edhe medreseja e Preshevës aso ishte mbyllu dhe hoxhë Fejzullahu mësimet i ndiqte në mënyrë ilegale.

Për më shumë ejani dhe shfleton këtë libër mjaft interesant.