SHPËRNDAJE

 

„Nuk duam të japim, sa për të na parë, se po japim, por japim, se e kemi obligim kombëtar, që të ndihmojmë njëri tjetrin. Jemi një! Nuk është ndihma shumë e madhe, është modeste, por është me shpirt e zemër. Lutemi, që kurrë të mos i ndodh e keqja Shqipërisë. Duhet secili të solidarizohet me aq sa ka mundësi. Kur është mirë Shqipëria jemi të gjithë mirë.“, na tha z.Musliu.

St.Gallen, 30 nëntor

Menjëherë, pasi u shpërnda lajmi i rëndë, se Shqipëria përjetoi një tërmet dhe përveç dëmtimeve në banesa e shtëpi, ka edhe humbje jete, mërgata shqiptare si edhe herave të tjera, filloi në forma të ndryshme për të ndihmuar. Thuajse për të gjitha lajmet dhe ndihmat, besoj se jemi informuar nga mediat, por edhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenti, u mblodh me kryesi dhe anëtarë se si të veprojnë. Kryetar nderi i SHHLP, veprimtari, z.Fazli Musliu, me rastin e 28 Nëntorit, si gjithmonë gjendet në Luginë për ti nderuar dëshmorët e kombit iu besua, që edhe kësaj here, të ndaj ndihmën e ofruar nga kryesia e kësaj shoqate për ata që u dëmtuan në Shqipëri. Z.Musliu dhe kryetari i SHHLP, Ferat Rashiti në emrin e tyre dhe në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës, ngushllojnë ato familje, që humbën më të dashurit nga kjo fatkeqësi natyrore. Z.Musliu deklaroi për median tonë, se po sot, ndihmuan ato familje, që u prekën nga kjo fatkeqësi. Ai ndër të tjera na tha, se nuk duan të tregojnë shumën e të hollave, por i ruajnë për anëtarët dhe kryesinë, por ne shkuam, me ate, se dora e majtë nëse jep, nuk duhet parë dora e djathtë. Nuk duam të japim, sa për të na parë, se po japim, por japim, se e kemi obligim kombëtar, që të ndihmojmë njëri tjetrin. Nuk është ndihma shumë e madhe, është modeste, por është me shpirt e zemër. Lutemi, që kurrë të mos i ndodh e keqja Shqipërisë. Kur është mirë Shqipëria jemi të gjithë mirë. Të gjithë, duhet nga pak të solidarizohemi dhe kjo po ndodh. E gjithë bota shqiptare po ndihmon Shqipërinë dhe mërgata shqiptare si gjithmonë është aty me Shqipërinë. Zot bekoje popullin tonë, Shqipërinë me të gjith tokat e saj dhe miqtë tanë“. Na tha ndër të tjera, z.Musliu, kryetar nderi i SHHLP-së, i cili po qëndron në Luginë të Preshevës me rastin e 28 Nëntorit. / Dashnim HEBIBI