SHPËRNDAJE

Dikush mendon se Bayern Munchen është klubi më i mirë në Europë, mirëpo shifrat e Ligës së kampionëve flasin ndryshe.

Real Madridi është i paprekshëm, fitorja ndaj Schalke i ka dërguar ata në çerekfinalen e ligës së kampionëve, ndërsa mediet spanjolle janë të egzaltuar, trio Bale – Benzema – Cristiano apo ndryshe siç quhen “BBC” si duket mund të shenoj gol kur të duan.

Shifrat janë impresive, merengesët janë ekipi më efikas në ligën e kampionëve, kanë shenuar 26 gola në 7 ndeshje, apo afër kaët golave për një ndeshje. Asnjëri ekip nuk është afër, PSG ka shenuar 20 gola, Bayern 19 dhe Barcelona 18.

Nga 26 golat e shenuar, 11 gola i ka shenur Cristiano Ronaldo, 1 më shumë se Zlatan Ibrahimoviç. Ronaldo ka shenuar 9 gola në 6 ndeshjet në fazën grupore, që është rekord apsolut.

Cristiano dhe Ibra do të luftojnë ta thyejnë rekordin e Leo Mesit i cili është rekorder apsolut me 14 gola të shenuara për një sezonë.

Përveç kësaj, ekipi i Ancelottit ka edhe posedimin më të madh të topit nga të gjitha ekipet, ku kanë luajtur kundër ekipit Juventus i cili në fazën e parë ka qenë ekipi me posedim më të madh të topit.

Real Madrid bën edhe më pak faulle ndaj rivalit, ndërsa ka asistentin e dytë dhe të tretë në Ligën e kampionëve.

I pari është Rooney me 6 asistime, Di Maria dhe Benzema vijnë me nga 5 asistime, ndërsa Cristiano me 11 gola ka edhe 4 asistime.

Thjesht, vështirë të gjeni se nga cili lojtar vjen rreziku më i madh.

Eshtë vështirë të rezimohet, mirëpo ky Real Madrid mund të arrij deri në fund të ligës së kampionëve, nëse luajnë me këtë stil.

Nuk duhet harruar edhe trajnerin Carlo Ancelotti i cili është specialist për ligën e kampionëve, ka fituar 2 tituj me Milanin ndësa njërën e ka humbur në finalen e madhe në Stamboll.