SHPËRNDAJE

Një ushtar irakian është filmuar duke u tallur me militantët e organizatës terroriste ISIS, i cili kishte mbuluar një copë metali me një pallto me qëllim që të nxis snjaperistët e tyre që të gjuajnë.
Në fillim të video ushtari që ishte fshehur në bunker përdor periskopin për të lokalizuar armikun, që më pas e provokon keq.

Ai përmes një cope metali dhe një palltoje të vjetër arrin të krijoj një “kukull” që i ngjason njeriut, të cilën më pas e shfaq mbi bunker për të provokuar snajperistët e ISIS-it të qëllojnë në drejtim të tij.

Dhe në momentin që snajperisti vëren kukullën duke lëvizur, qëllon duke ia dridhur dorën ushtarit irakian i cili më pas duke buzëqeshur e fut sërish në bunker copën e metalit të kamufluar me pallto.