SHPËRNDAJE

Gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët e Komunës së Preshevës ka zbehur dukshëm edhe punën në tregun e gjelbërt ditorë në Preshevë .
Shitësit e anketuar ankohen se papunësia e popullatës po reflektohet shumë edhe në punën e tyre, pasi siç shprehen ata, edhe pse çmimet janë mesatare frekuentimi i këtij tregu ka shënuar rënie të madhe.

Ekipi i portalit presheva.com gjatë ditës së sotme qëndroi në tregun e gjelbërt në Preshevë për të parë për së afërmi gjendjen e këtyre shitësve se sa ka shitje dhe nga cka pengohen ata për të ekzpozuar mallin e tyre.

Ata na informaun se nuk ka shitje fare thonë se nuk jemi të kënaqur me shitjen aspak, gjatë sezonit të verës kemi pak rritje, mirpo ne hasim në vështiresi për sjelljen e mallit, mirpo problem më të madh kemi me inspekcionin që vijnë nga Beogradi dhe na dëmtojne shumë si nga ana materjale po ashtu dhe na konfiskojnë mallin gati të gjithin.

Ata thonë se do të vëjmë në pikëpyetje aktivitetin tonë në të ardhmen për tu marrë me tregëti sepse nuk ka shitje aspak, ne mbajmë familje me këtë.

/presheva.com