SHPËRNDAJE

Rritja e fëmijës është rrugëtim i mrekullueshëm i cili mund të sjell lumturi dhe gëzim, por edhe sfida dhe brenga, pavarësisht moshës që e keni.

Por, a ekziston një gjë e tillë si “koha e duhur” për t’u bërë nënë?

Epo, hulumtimet e reja kanë zbuluar se shtatzënia pas moshës 35-vjeçare sjell shumë përfitime.
Mosha mesatare se kur femrat bëhen nëna vazhdon të rritet. Dhe, kjo nuk është vetëm çështje mode.

Femrat në vitet e tyre të 30’ta apo 40’ta ndihen shumë më të sigurta dhe të vendosura, e gjithashtu janë më të prira të ndihen më mirë në lidhje dhe karrierë.

Historikisht, shtatzënia pas moshës 35-vjeçare konsiderohet gjë e rrezikshme. Sidoqoftë, shkenca është duke zbuluar përfitime të reja që ndërlidhen me shtatzënitë e vonshme.

Më parë është dëshmuar se lindja e bebes pas moshës 35-vjeçare e rritë jetëgjatësinë, ndërkaq së fundmi ekspertët amerikanë kanë zbuluar se lindja e fëmijës pas kësaj moshe i përmirëson aftësitë mendore të nënës.

Shkencëtarët thonë se kjo ndërlidhet me rritjen e niveleve të hormoneve – estrogjeni dhe progesteronit – gjatë shtatzënisë, të cilat është zbuluar se kanë ndikim pozitiv në kiminë dhe funksionin e trurin.