SHPËRNDAJE

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë në Rrugën e Qumështit.

E quajtur LB-1, kjo vrimë e zezë është 15,000 vjet dritë larg nga Toka dhe ka një masë 70 herë më të madhe se Dielli.

Rruga e Qumështit vlerësohet të përmbajë 100 milionë vrima yjore, por LB-1 është dy herë më masive sesa që shkencëtarët menduan, tha Liu Jifeng, një astronom nga Kina.

Shkencëtarët në përgjithësi besojnë se ekzistojnë dy lloje të vrimave të zeza.

Vrimat yjore më të zakonshme – deri në 20 herë më masive se Dielli, dhe vrimat e zeza supermasive që janë të paktën një milion herë më të mëdha se Dielli dhe origjina e tyre është e pasigurt.

Vrimat yjore zakonisht formohen pas shpërthimeve të supernovës, një fenomen që ndodh kur yjet jashtëzakonisht të mëdhenj digjen në fund të jetës së tyre.

LB-1 u zbulua nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve që përdorin teleskopin e sofistikuar të Kinës LAMOST.