SHPËRNDAJE

Disa raportojnë se kanë parë dritën në fund të një tuneli, përderisa disa të tjerë thonë se e kanë parë veten duke e braktisur trupin fizik, duke i shikuar mjekët ndërsa tentonin t’i shpëtonin jetët e tyre.

Por realiteti i përjetimeve pranë-vdekjes gjithmonë është debatuar. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se vetëdija e një personi vazhdon të funksionojë edhe pasi trupi të ketë pushuar së shfaquri shenja jete – që nënkupton se njerëzit kanë vetëdije pas vdekjes së tyre.

Dhe ka dëshmi që sugjerojnë se dikush që ka vdekur madje mund t’i dëgjojë mjekët teksa tregojnë se ai ka ndërruar jetë.

Gjetjet i japin jehonë filmit të ri hollivudian (film i viteve të 90’a, por i rikrijuar këtë vit), Flatliners, në të cilin luan Ellen Page. Në film, një grup doktorësh të rinj kryejnë një eksperiment të rrezikshëm duke nxitur klinikisht zemrën që të pushojë së rrahuri dhe për të zbuluar se çfarë ndodh saktësisht në jetën përtejme.

Një ekip nga Universiteti i Mjekësisë ‘Langone’ në Nju Jork hulumtuan pyetjet e njëjta përmes dy studimeve në Evropë dhe SHBA të njerëzve të cilët kishin pësuar arrest kardiak dhe “ishin kthyer në jetë”.

Autori i studimit Dr. Sam Parnia i tha Live Science: “Ata përshkruanin se i kishin parë doktorët dhe infermieret duke punuar, duke thënë se kishin vetëdije të plotë të bisedave të tyre, gjërave vizuale që ndodhnin përreth, që përndryshe nuk do t’iu tregoheshin atyre”

Ai tha se këto memoare u verifikuan nga stafi mjekësor të cilët raportuan se pacientët e tyre, të cilët ishin teknikisht të vdekur, i mbanin në mend detajet e asaj çfarë kishin thënë ata.

Vdekja e qelizave të trurit mund të zgjasë me orë

Nëse flasim në mënyrë mjekësore, mjekët e përcaktojnë vdekjen bazuar në atë se zemra ka pushuar së rrahuri, që më pas ndalon menjëherë furnizimin e trurit me gjak.

Korteksi celebral i trurit – që është përgjegjës për të menduarit dhe përpunimin e informacioneve nga pesë shqisat – gjithashtu shuhet menjëherë, thotë Dr. Parnia.

Kjo do të thotë se brenda 2 deri 20 sekondave, asnjë valë e trurit nuk do të detektohet në një monitor elektrik. Kjo nisë një reaksion zinxhiror të proceseve qelizore, që më pas rezulton në vdekjen e qelizave të trurit.

Megjithatë, kjo mund të marrë disa orë kohë pas mbarimit të zemrës, shpjegoi ai. Kjo nënkupton se vdekja e qelizave të trurit është duke ndodhur, por vetëm në një normë dukshëm më të ngadalshme, tha ai.

/presheva.com