SHPËRNDAJE

Modelja venezuelane, Michelle Lewin ishte nën shënjestrën e një derri të egër në plazh, i cili e kafshoi në të pasme gjatë një seti fotografik në Bahamas. 32-vjecarja po ecte në plazhin Big Major Cay, i njohur ndryshe si “Pig Beach” kur ndodhi e papritura.

Derrat e egër, të cilët zakonisht notojnë në ujërat rreth ishullit janë të njohur për tërheqjen e mijëra turistëve që dëshirojnë të bëjnë fotografi me ta. Modelja, e rrethuar nga një tufë derrash të egë i ktheu shpinën ndërsa po shëtiste përgjatë plazhit.

Papritmas, një derr i madh vrapoi drejt Michelle, duke i kafshuar të pasmet e saj. Pas këtij moment, bukuroshja shpërtheu në të qara dhe videon e incidentit e shpërndau në Instagram duke marrë mbi 5 milion shikime brenda një dite.