SHPËRNDAJE

Për ditën e mësuesit, Ferid Selimi është ftuar në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, në cilësinë e autorit të romanit “Kujtime të thinjura”, për t’u njohur për së afërmi me nxënësit e kësaj shkolle, dhe për të bashkëbiseduar rreth këtij romani, i cili mësohet si lektyrë shkollore në klasë të tetë.

Nxënësit befasuan autorin me përgatitjen që kishin bërë, duke lexuar një analizë letrare për veprën, të cilën e kishte përgatitur një nxënëse. Ata ishin të interesuar rreth personazheve të romanit si dhe për temën e rrahur.
Me pyetjet që bënë, dëshmuan që e kishin lexuar romanin me një frymë dhe e kishin kuptuar në tërësi. Në fund nxënësit kishin përgatitur edhe dhurata për shkrimtarin preshevar. Libri “Kujtime të thinjura” është botuar në vitin 2007 nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë. /presheva.com/