SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së enjte, ka qarkulluar në media një lajm lidhur me të shkuarën dhe të tashmen e babait të motrave Ismaili, Adelinës dhe Zanfinës.

Përveç informacioneve të gabuara lidhur me vendin ku ka jetuar, për Rexhep Ismailin u shkruajt edhe për jetën e tij private dhe ndarjen nga nëna e vajzave të tij, të ndjerën Mona Ismaili.

Duket se i prekur nga kjo gjë, Ismaili vendosi të reagojë me një koment në rrjetin social Facebook, duke replikuar në lajmin që gabimisht u dha për të.

Ai tha se është e vërtetë që sot është i martuar me zonjë tjetër por jo me gruan që u aludua në lajmin në fjalë, teksa me Monën ishte ndarë paqësisht dhe me marrëveshje.

“Mos gënjeni përcjellësit tuaj, të vërtetën jua jap unë prej dorës së parë nëse e doni. Kurrë s’kam punuar në Gjermani, por në Austri dhe s’e kam lënë familjen-fëmijët, gjithnjë kam qenë dhe do të jem afër tyre. Ndarja ime ka qenë me marrëveshje të dy anshme, për dijeninë tuaj, këtu unë paraqitem si i pashpirt dhe e ndjejë veten tej mase të ofenduar, dhe luteni të keni mirësinë dhe korrektësinë”, ka shkruar Rexhep Ismaili në këtë koment të bërë në rrjetin social Facebook.

Pas këtij reagimi, lajmi dhe komenti në fjalë janë larguar por Telegrafi ka arritur të kap këtë koment të babait të motrave Ismaili.

Përndryshe, edhe vet Adelina dhe Zanfina kanë treguar disa herë në intervista se ruajnë kontakte të mira me babanë e tyre, i cili siç e thotë edhe ai vet, ka qenë gjithnjë i pranishëm në mbështetje të vajzave të tij.