SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit të Serbisë ka filluar inicimin e aplikimit të ditarëve elektornik nëpër shkolla si pilot projekt në disa shkolla, kryesisht në ato shkolla të cilat janë më afër Beogradit, duke filluar me shtrirjen edhe në qytetet tjera në tërë Sërbinë. Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu tha për Presheva.com se si shkollë kanë aplikuar në mënyrë vullnetare që gjatë vitit 2019/2020 të jenë pjesë e këtij projekti, por Ministria e Arsimit ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet të cilat janë të parapara për aftësimin e personelit arsimorë për përdorimin e ditarëve elektornik.

Sipas Fejzullahut, Ministria e Arsimit duhet ti sigurojë mjetet e nevojshme me të cilat duhet të paisen shkollat, në formë elektronike. Deri më tash në këtë institucion arsimorë është lëshuar vetëm kabllo optike në brendi të shkollës, por që rrjeti duhet të shpërndahet në të gjitha paralelet.

Drejtori thotë se, hapi i dytë që njëherit është edhe obligim i Ministrisë gjegjëse, është aftësimi i personelit arsimorë për përdorimin e ditarit elektornik.

Sipas Fejzullahut, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc vetëm se kanë filluar përgaditjet në këtë drejtim, dy arsimtarë të shkollës do të jenë koordinatorë të projektit të cilët kanë vijuar edhe seminaret në Beograd për aftësim në këtë drejtim dhe ajo qka mbetet është sinjali i gjelbërt nga Ministria për të filluar me procesin e aplikimit./presheva.com/