SHPËRNDAJE

Manchester Unitedi ka barazuar 2-2 me Fulham në një ndeshje të çmendur ku përmbysin gjithcka brenda dy minutave, por Bent shënon në minutën e fundit për miqtë.

Pas 19 minutash lojë Sidwell kalon miqtë në avantazh. Me këtë gol do mbyllej pjesa e parë.

United u kthye në lojë me golin e Van Persit (79′) dhe pas një minute Michael Carrick u jep epërsinë vendasve 2-1.

Megjithatë, në minutat shtesë (90’+4), Darren Bent e barazoi rezultatin.

Manchester Unitedi mbetet nëntë pikë larg vendit të katërt, të cilën e mban Liverpooli me 50 pikë.