SHPËRNDAJE

Grabitje

Policia e Tiranës publikoi të mërkurën videon e grabitjes së një taksisti, duke kërkuar ndihmë në identifikimin e autorit.

Policia thotë se kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar grabitësin, që kishte njoftuar shërbimin taksi, por sapo u fut brenda në makinë, i vuri pistoletën tek koka taksistit dhe i grabiti xhiron ditore.

Sipas policisë, jepet një shpërblim prej 200 mijë lekësh për informatorin.

Policia thekson se ka nisur një procedim penal. /mapo.al/