Zbulohen dy mënyrat se si Barcelona mund të nënshkruajë me Mbappen – Telegrafi

0
88

Sipas Gerard Romero, Barcelona mund të nënshkruajë me Kylian Mbappe, mirëpo vetëm në dy raste.

Klubi katalunas e di se nuk mund ta marrë sulmuesin francez duke paguar 200 milionë eurot që i kërkon Paris Saint-Germain, shkaku që kanë probleme me rregullat e Fair Paly-it Financiar.

Por, cilat janë dy mënyrat se si gjiganti i La Ligas mund të afrojë 24-vjeçarin në radhët e tyre:

Mbappe të transferohet si lojtar i lirë.

Barcelona të largojë disa lojtarë për një tarifë të mirë.

Asnjë nga këta skenarë nuk ka gjasa të ndodhë këtë verë. Kështu siç janë gjërat, PSG po lufton me gjithçka për t’u siguruar që Mbappe të mos largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm. Ata madje e larguan atë nga skuadra e tyre parasezonale si ndëshkim për refuzimin e tij për të nënshkruar një kontratë të re.

Ndërkohë, lojtarët po refuzojnë të largohen nga Barça pavarësisht dëshirës së klubit për t’i shitur dhe ulur faturën e pagave. Kjo ka ngadalësuar përparimin e klubit në tregun e transferimeve.

Romero përfundon se është e pamundur që Blaugranasit të nënshkruajnë me Mbappen duke pasur parasysh se ata nuk mund të regjistrojnë as lojtarë në La Liga në situatën aktuale.

Burime mjaft të besueshme në Francë raportuan se Barcelona ka planifikuar një takim me PSG-në për të diskutuar mundësitë për nënshkrimin e fituesit të Kupës së Botës me Gjelat. /Telegrafi/