SHPËRNDAJE

Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me selinë e saj në Gossau (Zvicërr) ka mbyllur bilancin e ndihmave të vitit 2018. Në Qershorin e vitit 2018 ndihma kanë përfituar dy komunat , Preshevë dhe Bujanocë gjithësej 45 familje të veteranëve të UÇPMB-së dhe disa nga familjet skamnore. Po ashtu vlenë të përmendet se Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës ka vazhduar këtë iniciativ edhe sot duke i dalur në ndihmë edhe 25 familjeve të veteranëve të luftës me nga një pako me vlerë prej 87-Fr.

Fazli Musliu, kryetar i nderit në SHHLP-së me selin e saj në Zvicërr për portalin preshevacom ka prononcuar se shoqata në fjalë ka marrur inciativ që të bëjë shpërndarjen e disa pakove për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës të UÇPMB-së, si dhe për disa familje skamnore në të dy komunat Preshevë dhe Bujanoc. Ai ka theksuar se në vitin 2018 kontributi i kësaj shoqate ka arritur shifrën e ndihmës për 74 familje.

Sipas z.Musliu SHHLP-së njëherit i ka dalur në ndihmë edhe 4 rasteve të tjera siç ishin: Përmendorja e Komandant Territ në Zhegër, ndërtimi i shtëpisë së dëshmorit Sevdail Idrizi në fshatin Shurdhan komuna e Gjilanit ,me rastin e vdekjes së Jonuz Musliut, kontributi i dhënë për lulet në vendin e Lapidarit para Komunës së Preshevës dhe për flamujt, kurorat e buketet tek vendi i rënies së dëshmorëve.

Fazli Musliu ka deklaruar se kjo nismë do të vazhdoj edhe më tej për ti dalur në ndihmë familjeve të dëshmorëve jo vetëm në luginë të Preshevës si dhe në komunë e Bujanocit, por edhe më gjerë si në: Kosovë , Maqedoni dhe gjetiu për të gjithë ata ushtarë që kontribuan për vendin tonë dhe kanë mbajtur emblemën e UÇPMB-së.

Kryesia SHHLP-së në emër të Z.Musliu ka falënderuar të gjithë antarët e saj, sponzorët, mediat si dhe xhamitë për përkrahjen e dhënë maksimale. Për SHHLP-së për kontributin e dhënë në shejnë falënderimi dhe rrespekti iu nda një mirënjohje./presheva.com/