SHPËRNDAJE

Edhe kjo ndodhi – Shoqata humanitare Medvegja ofron në të ardhmen 200 mijë euro për qeverinë shqiptare dhe kosovare
Shoqata Humanitare Medvegja me seli në Fully të Zvicrës shqyrton mundësinë qe të ndihmoj shtetin shqiptar dhe ate kosovar me 200 mijë euro. Shtetit shqiptar 100 mijë euro do t`i dedikohen për sanimin dhe rrethimin e mburojave të rrugës së kombit, në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën. Shtetit Kosovar 86.800 mijë euro sipas prijësve të shoqatës do të i ndahen për botime dedikuar nxënsve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, nderkaq 13.200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kan gjet strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legionarë. Kryetari i shoqatës Z. Zenel Neziri njofton se vendimin perfundimtar per ndarjen e ketyre mjeteve do e mar seshpejti kryesia e shoqatës në bledhjen e saj të rregulltë që pritet të mbahet sa më shpejt.

Shoqata humanitare Medvegja – Fully