SHPËRNDAJE

Në lokalet e RTV të Preshevës u mbajtën ligjëratat e para të organizuara nga Shoqata “Mjekët e Luginës”

Temat që u shtjelluan në këtë ligjeratë mjeksore  ishin:

• lëmia e internos me ligjerues Dr. Ismail Aliu dhe Dr. Osman Ramadani , internist, nga QM në Gjilan me temën ,, Tahikardia paroksizmale supraventrikulare (TPSM)
• lëmia e gjinekologjisë me ligjerues Dr. Menderes Aliu nga Sh.Sh Bujanoc me temë ,,tumorët e qafës së mitrës”,
• lëmia e otorinolaringologjisë me ligjerues Dr. Beqir Abazi nga Sh.Sh. Preshevë me temën “Tumorët e Buzëve”

Ligjëratat janë mbajtur . Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës Dr. Beqir Nuhiu u vazhdua me prezentimet dhe temat e parapara për këtë tubim profesional.

Përveç anës shkencore si etiologji, epidemiologjia, pasqyra klinke, trajtimi u prekën edhe specifkat dhe të dhënat nga puna, përvoja dhe përditëshmëria e këtij rajoni.

Audienca ishtë modeste, e përbërë nga mjekë, punëtorë shëndetësor dhe dashamirë tjerë të shëndetit.

Ligjeratat e përgatitura në mënyr profesionale u ndoqen me interes. Në fund pati shumë pyetje dhe u diskutua gjatë. Në këtë ligjeratë mjeksore, e para e llojit të tillë e organizuar në Preshevë, kishte mysafir mjek që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, por që janë me prejardhje nga Lugina e Preshevës. /presheva.com/