SHPËRNDAJE

Kryesia e BL Raincë në takimin e përbashkët me anëtarët e sajë janë dakorduar që shoqata Rainca me seli në Zvicër shumën prej 2000 franga duke filluar nga viti 2020 ta paguaj tek BL Raincë.

Këtë shumë BL Raincë do ti shpenzojë për pagesën e punëtorit që do ti pastrojë hapësirat publike në rrugët e Raincës dhe shtratin e lumit.

Sipas kryetarit të Bashkësisë lokale me vendim te posaçëm deponinë e egër qe ishte tek varrezat e fshatit Raincë përfundimisht e shpallin të mbyllur dhe nuk do të lejohet hudhja e mbeturinave.

Ata qytetarë që nuk e rrespektojnë këtë vendim do të gjobiten thuhet kështu në njoftimin e kryesisë së BL Raincë./presheva.com/