74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë – Telegrafi

0
101

74 policë të rinj nga komunitetet në Kosovë kanë filluar punën në veri të Kosovës, gjersa prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, pjesëtarët e rinj të policisë janë në fazën e trajnimit të tyre.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardh në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, etj”, ka thënë ai.

Tutje Elshani u shpreh se për momentin pjesëtarët e rinj ende nuk kanë dalë në terren.

“Njëherë për njëherë ende s’kanë dal në terren”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, sot u raportua rrjetet sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/