SHPËRNDAJE

Drejtues të zyrës për zhvilim ekonomik në Preshevë kanë bërë sot shpalosjen e programit për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë.

Përgjëgjësja e kësaj zyre Blerina Qerimi ka potencuar se programi për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë realizohen në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Preshevës për vitin 2019.

Në këtë takim pjesmarrës ishin edhe përfaqësues të agjencionit të akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci dhe nga drejtues nga qendra për zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Të pranishmëve në takimin e sotëm të përbashkët qytetarë të komunës sonë me përfaqësues të pushtetit lokal dhe institucioneve shtetërore iu mundësua që nga afër të njoftohen për programet tani më të publikuara, kushteve rreth konkursit dhe paqartësitë që kanë në mënyrën e aplikimit./presheva.com/