SHPËRNDAJE

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar takimin e sotëm, të cilësuar nga shumë si takim historik, në mes të dy qeverive shqiptare.

Ai, përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se më shumë se sa ndihmë materiale, qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë nevojë për ndihmë politike nga të dy qeveritë dhe këmbëngulje për të drejtat e tyre, transmeton koha.

“Më shumë se ndihmë financiare, shqiptarët në Preshevë, Medevegjë e Bujanoc kanë nevojë për ndihmë politike të dy qeverive, këmbëngulje për të drejtat e tyre, veprim të përbashkët kundër diskriminimit të shqiptarëve edhe në Maqedoni edhe në Mal të zi edhe në Çamëri. Andaj, nuk është problem shuma prej 100,000 eurove, por mungesa e çfarëdo reagimi politik të përbashkët shqiptar për diskriminim e përditshëm”, ka shkruar Ahmeti.