SHPËRNDAJE

Pas eliminimit të deponive të egra, sot ka filluar shpërndarja e kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave në fshatrat Geraj, Golimidoll dhe Raincë.

Gjatë nënshkrimit të kontratave dhe shpërndarjes së kontejnerëve pezent ishin kryetari i komunës, përfaqësuesit e ndërmarrjes publike Moravica dhe banorët e fshatrave.

Shpërndarja e kontejnerëve do të vazhdoj ditëve në vazhdim edhe në bashkësite e tjera lokale që kanë bërë marrëveshje me ndërmarrjen publike Moravica.

Për një Preshevë më të pastër. (Presheva.com)